Eko Higjiena

Vitia e gatshme për Ditët e Ambientit 2018

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ekipa Komunale për organizimin e aktiviteteve për Ditët e Ambientit 2018 nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur takimin e parë të rregullt. Gjatë këtij takimi është folur për parapërgatitjet që po i bënë Komuna e Vitisë, në realizimin e aktiviteteve të shumta të pastrimit në këtë komunë për periudhën 15 shator deri me 15 dhjetor të këtij viti.

Kryetari Haliti tha se ai vitin 2018 ka shpallur vit të mbrojtjes së ambientit dhe të pyjeve dhe në kuadër të këtyre vendimeve janë zhvilluar aktivitete të shumta të pastrimit dhe mbrojtjes së pyjeve.

ARKATANA

Megjithatë ai bëri me dije se kjo komunë do të vazhdoj të zhvilloj aktivitete të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit duke potencuar se përmes kësaj ekipe do të mobilizohen qytetarë dhe mekanizma të tjerë që të bëjnë eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, do të pastrohen hapësirat publike si dhe do të shtohen sipërfaqet me gjelbërim. Kurse gjatë këtij takimi Ekipa në fjalë ka theksuar se ata po bëjnë parapërgatitjet e hartimin e një plani konkret për aktivitetet e pastrimit të cilët do të zhvillohen në komunën e Vitisë.

Kurse Fatos Hetemi, nga Plus Televizion në Viti, tha se ky televizion si sponsor medial do të bashkëpunoj ngushtë me komunën e Vitisë, në çështjet që kanë të bëjnë me sensibilizimin dhe njoftimin e opinionit publik mbi këto aktivitete. Përndryshe kjo ekipë përbëhet nga drejtorët e Arsimit, Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Inspeksionit, Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shoqërisë civile, Plus Televizion dhe Zyrës për Informim Publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.