Fundamenti

Vitia e gatshme në rast të reshjeve të borës që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, si çdo vit tjetër edhe këtë vit është përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve brenda komunës tonë nga dëbora dhe ngricat pasi që ka kontratë të vlefshme me operatorin ekonomik, si komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike si sheshet dhe trotuaret me qëllim që qytetarët të ndihen të sigurt gjatë qarkullimit të tyre.

Drejtori i DSHPE-së, Adnan Imeri theksoi se në rast se kemi reshje të borës, do të punojnë edhe në orët e vona të natës, me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë, të ndihen të sigurt dhe të lëvizin lirshëm në territorin e Komunës së Vitisë.

Uji Dea

Ai tha se gjatë ditës ata kanë vizituar edhe disa fshatra rurale siç është Debelldehu, mirëposipas tij nuk ka pasur problem në qarkullimin e qytetarëve./rajonipress/