Eko Higjiena

Vitia diskuton për planet rregulluese

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë ka filluar shqyrtimi publik i planit Rregullues për zonën Qendrore, Jugore dhe zonën e Lumit Morava.

Qytetarëve vitias u është prezantuar ky plan ndërsa më pas është hapur një debat ku qytetarët për së afërmi kanë pasur mundësinë që të marrin informacione lidhur me zhvillimin e këtyre pjesëve në të ardhmen.

Komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Shkencore INSI kanë bërë të mërkurën hapjen e shqyrtimit publik të planit rregullues për Zonën Qendrore, Jugore dhe Lumit Morava.

Metush Bajrami Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit duke e shpallur të hapur këtë shqyrtim publik tha se ky plan rregullues është hartuar nga Kompania INSI dhe ka një sipërfaqe prej 95ha .

Bajrami ka folur edhe rreth rëndësisë të këtij plani si dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e saj “Plani Rregullues Urban është i një rëndësie të veçantë pasi me të përcaktohen kushtet urbanistike në parcelat tuaja në bazë të të cilave do të jepen leje të ndërtimit, me qëllim që të mos dalim para një akti të kryer “ u shpreh Bajrami.

Fundamenti

Ai tha se ky shqyrtim publik do të jetë i hapur për 30 ditë ku gjatë kësaj kohe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Viti do të jenë të prezantuara hartat dhe libri për ankesa rreth këtij plani.

Bajrami tha se pas afatit 30 ditësh do të bëhet shqyrtime i ankesave nga ekspertet e fushës së planifikimit dhe do të bëhet inkorporimi i komenteve të arsyeshme. Ndërsa Suzane Goranci nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor theksoi se Komuna e Vitisë deri me tani nga të gjitha komunat e Kosovës është ndër komuna më e mirë që ka hartuar PLZHU-PLZHK.

Ajo tha se të gjitha këto të arritura janë meritë e kryetarit të Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi.

Ndërsa Ismajl Baftjari nga Instituti INSI ftoj qytetarët që të interesohen rreth pronave të tyre duke kërkuar që të jenë më aktiv pasi me këtë rregullohet prona e tyre. Në fund të këtij takimi është hapur edhe një debat ku qytetarët kanë pasur mundësinë që përmes pyetjeve të njoftohen rreth këtij plani . Ndërsa në hollin e Shtëpisë së Kulturës janë paraqitur hartat e këtij plani./rajonipress/