Eko Higjiena

Vitia diskuton me GIZ-in gjerman mbi mundësinë e bashkëpunimit rreth menaxhimit të tokës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dh Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu si dhe të tjerë ka pritur sot në takim një delegacion të GIZ-it gjerman në krye me Michael Becker dhe Shkelqim Dacin.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e GIZ-it i kanë njoftuar ata mbi projektin e ri të tyre që quhet “Menaxhimi i Tokës“.

Uji Dea

Përndryshe në kuadër të këtij projekti parashihen dy komponentë si: Planifikimi hapësinorë ku me këtë projekt do të mbështet disa komuna të Kosovës për të krijuar data bazën digjitale për planifikim hapësinor dhe do t i mbështesë ato për të hartuar Hartat Zonale Komunale sipas kërkesave të ligjit për Planifikim Hapësinor.

Kurse komponenta e dytë ka të bëjmë me komasacionin e tokës bujqësore./rajonipress/