GRANDEMALL

Vitia diskutoj për projektligjin për mbrojtjen e fëmijës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Të hënën në Viti, është mbajtur një tryezë ku është biseduar në veçanti rreth projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo tryezë është organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children.

Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe kreu i kësaj komune, Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar të krijoj një mjedis të sigurte për të gjithë qytetarët e kësaj komune në veçanti për fëmijët.
“Mbesim të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurte për gjithë qytetarët tanë pa dallime por në veçanti edhe për fëmijët. Duhet të punohet sa më shumë në parandalimin e dhunës në familje, në edukimin dhe trajnimin e duhur të fëmijëve. Në këtë drejtim ne po punojmë në krijimin e hapësirave të mira jo vetëm për zhvillimin e procesit arsimor por edhe rekreativ sportiv. Po punojmë edhe në krijimin e hapësirave ku fëmijët mund të lëvizën lirshëm si në trotuare por edhe vendosjen e kamerave për siguri dhe ndriçim publik”, u shpreh Haliti.

Kurse, Kushtrim Kaloshi nga ATRC, prezantoj projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës duke shtuar se Kosova është ndër vendet e vetëm në rajon i cili nuk ka një ligj të tillë specifik.

FIDANISHTJA

Ai bëri me dije projektligji është plotësuar në bashkëpunim edhe me Komunat dhe Qendrat për Punë Social dhe shtoj se me të synohet të mbrohen fëmijët. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtarë Komunal të cilët merren me të drejtat e njeriut, fëmijëve por edhe drejtor të shkollave fillore dhe të mesme.

Kurse kjo tryezë është mbajtur për herë të parë në Viti dhe atë në kuadër të projektit PROtectChild, synimi i së cilit është të diskutojë me akterë lokal në lidhje me projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.