Fundamenti

Vitia dhe USAID-i së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që synon të përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Përfaqësues të projektit që ka të bëjë me qeverisjen e pronës nga USAID-i amerikan, janë pritur sot në zyrën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, me që rast është diskutuar rreth aktiviteteve që synojnë përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, reduktimin e korrupsionit, rritjen e fuqizimit të grave dhe përmirësimin e drejtave formale të pronës në investimet në pronën e paluajtshme.

Haliti, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti që parasheh aktivitete në periudhë 5 vjeçare.

Ai ka theksuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka pasur ndër vite me USAID-in amerikan dhe ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë komunës së Vitisë.

Ndërkohë drejtoresha e këtij projekti Jennifer Ober, është shprehur se qëllimi parësor i tyre është që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtën pronësore, ne veçanti gratë.

RCCOLA

Ajo bëri të ditur se aktualisht janë përzgjedhur 12 komuna të Kosovës me të cilat bashkëpunon USAID-i dhe në vazhdën e kësaj janë bërë analiza në këto komuna, ku sipas kësaj analize del se pronësia te gratë është rrit dukshëm, që do të thotë se aktiviteti ka pasur rezultat të mirë.

Ajo gjithashtu ka potencuar se Aktiviteti Qeverisja e Pronës, do të fokusohet në forcimin e sistemit të të drejtave pronësore, duke përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale të komunave dhe ofrimin e shërbimeve që qytetarët kanë nevojë për të formalizuar dhe regjistruar të drejtat e tyre.

Ndërsa Ramadan Klisurica, zv. drejtor i këtij projekti, tha se Aktiviteti po ashtu do të ndihmoj në mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve me qeverinë lokale, koordinimin me këshillat lokale në Zhvillimin e Planeve Zhvillimore Komunale, si dhe do të mbështes themelimin e Forumeve të Transparencës së bashku me organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat, gazetarët dhe qytetarët e interesuar për të mbikëqyrur, monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e planeve zhvillimore komunale.

Ai njoftoi kryetarin Haliti se brenda datës 20 deri 28 qershor do të përgatitet edhe memorandumi i bashkëpunimit që do të nënshkruhet me komunën e Vitisë, për të filluar me realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë./rajonipress/