Mobi Casa

Vitia dhe komuna e Velika Pisanicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në bazë të Vendimit për themelimin e Bashkëpunimit mes komunave, është nënshkruar sot në Viti marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet Komunës së Velika Pisanicës dhe Komunës së Vitisë. Marrëveshja është nënshkruar për zbatimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si dhe nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore, kulturore dhe sportive dhe shoqërisë civile.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vlerësuar marrëveshjen si shumë të rëndësishëm, që vendos ura bashkëpunimi në fusha mes të dyja komunave. “Jam shumë i nderuar që sot nënshkruam këtë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin z.Pali, që do të na shërbej si shembull i shkëmbimit të përvojave mes dy komunave. Ky është orientim i progresit në të ardhmen, prandaj edhe e konsideroj me peshë këtë marrëveshje” ka thënë kryetari Haliti.

“E rëndësishme është kjo marrëveshje për faktin se në rajonin e kësaj komune, jeton një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë nga nacionaliteti kroat, respektivisht në Bjellovarë dhe Bilogore”, u shpreh kryetari i Velika Pisanicës Fredi Pali.

Ai u shpreh mirënjohës për ofrimin e bashkëpunimit me komunën e Vitisë dhe e çmoj lartë arritjen e kësaj marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellët.

Hidromorava

Në bazë të kësaj marrëveshje, të dyja komunat do të inkurajojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e turizmit, promovimin e ofertës turistike, shkëmbimin e prospektit dhe informacionit dhe organizimin e manifestimeve propagandistike dhe ekspozitave.

Në fushën e bujqësisë, bashkëpunimi i ndërsjellë do të nxitet nga shkëmbimi i përvojave dhe arritjeve teknologjike, organizimi i ekspozitave, prezantimi i përbashkët dhe të ngjashme. Bashkëpunimi ekonomik do të zhvillohet veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe artizanatit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarët e të dyja komunave shkëmbyen dhurata e mirënjohje, ndërkohë që udhëheqja komunale e Vitisë u ftua që me 28-30 qershor, të vizitoj komunën e Pisanicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.