Fundamenti

Vitia dhe Kllokoti thellojnë bashkëpunimin në shërbime publike dhe administratë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë, Arton Musliu, ka pritur në një takim pune drejtoreshën për Shërbime Publike dhe Administratë Publike në Komunën e Kllokotit, Arjeta Rexhepi.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin ndërkomunal dhe shërbimet që Komuna e Vitisë ofron edhe për qytetarët e Kllokotit, veçanërisht në fushën e zjarrfikjes dhe çështjeve infrastrukturore.

FIDANISHTJA

Musliu theksoi se drejtoria që ai udhëheq mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje profesionale dhe ekspertizë, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit të administratës publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Nga të dyja palët u vlerësua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit institucional, me qëllim të avancimit të shërbimeve publike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.