ARKATANA

Vitia dhe ECMI Kosova bashkëpunojnë për zvogëlimin e numrit të fëmijëve jashtë sistemit shkollor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Adrian Zeqirin drejtor i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosova), që ka për qëllim luftimin e dukurisë së braktisjes së shkollimit nga ana e fëmijëve.

Ky memorandum i mirëkuptimit, krijon një marrëveshje pune midis Komunës dhe ECMI Kosovës për të zvogëluar numrin e fëmijëve që janë jashtë sistemit shkollor, fëmijëve që kanë braktisur shkollën apo janë në rrezik të braktisjes së shkollimit.

ARKATANA

Gjithashtu, synohet ndërtimi i kapaciteteve të zyrtarëve komunal dhe EPRBM-ve përmes programit “Zhvillimi i kapaciteteve për forcimin dhe ngritjen e rezultateve në rritjen e qasjes dhe vazhdimit të vijimit të arsimit për fëmijët e cenuar dhe të margjinalizuar”.

Në bazë të këtij memorandumi, ECMI Kosova do të mbështes zyrtarët komunal gjatë themelimit dhe funksionimit EPRBM-ve komunale shkollore, pastaj të identifikoj dhe regjistroj fëmijët që janë jashtë sistemit shkollor, të ofrojë trajnime për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal, ndërkohë që komuna të ofroj të gjitha dokumentacionin e nevojshëm dhe të dhënat në dispozicion për ECMI Kosovën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.