UBT

Vitia bënë përpjekje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, fetare dhe për nxitjen e dialogut ndëretnik

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur sot në takim Eleonora Kelmendi, nga projekti “Inter-community Dialogue through inclusive Cultural Heritage Preservation” i cili përkrahet nga Instrumenti për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe UNDP-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar për fazën e dytë të zbatimit të këtij projekti që ndër tjerash me zbatimin e tij synohet të ndërtojë mirëbesimin në mes të komuniteteve në Kosovë, për pranimin dhe respektimin e identiteti kulturor dhe trashëgiminë kulturore te Kosovës.

Mobi Casa

Me këtë projekt parashihen të arrihen edhe disa objektivave përmes tri komponentëve si: Rehabilimiti i trashëgimisë kulturore dhe fetare për te nxitur dialogun-ndëretnik, angazhimi i komuniteteve në ndërtimin e mirëbesimit nëpërmes trashëgimisë kulturore shpirtërore si dhe ngritja e kapaciteteve institucionale për mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore.

Përndryshe gjatë këtij takimi u bë me dije se kjo do të bëhet me një bashkëpunim dhe angazhim te ngushtë me komunat, me qendrat rajonale për trashëgimi kulturore, organizatat jo-qeveritare, organizatat e shoqërisë civile, si dhe organet e tjerë përkatëse që janë përgjegjës për fushën e trashëgimisë kulturore./rajonipress/