Hidromorava

Vitia aprovoi deklaratën që i jepet mbështetje lirimit të Ramush Haradinajt

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është aprovuar edhe deklarata rreth mbështetjes për lirimin e Ramush Haradinajt. Kjo seancë është thirr me iniciativë të kryetarit të komunës z.Sokol Haliti, në koordinim me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe shefat e grupeve të këshilltarëve të KK-së, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Naim Pira.

Ndërkohë që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se lirimi i Haradinajt është kërkesë e çdo institucioni, çdo komune dhe çdo individi, si dhe i gjithë popullatës shqiptare kudo që jetojnë ata. “Pafajësia e tij e shpallur në Tribunalin e Hagës, është një realitet që duhet të ndjekjet nga drejtësia e të gjitha vendeve, sikur edhe e asaj franceze, andaj lirimi i tij duhet të ndodh”, ka thënë kryetari Haliti duke falënderuar gjithë këshilltarët e Kuvendit për përkushtimin e tyre që të jenë së bashku në këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kryesuesi Naim Pira, e ka paraqitur deklaratën e përbashkët e cila u nënshkrua nga shefat e grupeve të këshilltarëve të Asamblesë Komunale. Më poshtë po e japim në hollësi Deklaratën rreth mbështetjes për lirimin e Ramush Haradinajt.

Mobi Casa

DEKLARTATË

Të gjithë këshilltarët e Kuvendi komunal të Vitisë, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 28.02.2017, shprehim qëndrimin tonë në mënyrë unanime, për të apeluar tek drejtësia francez, që me 2 Mars 2017 kur edhe është caktuar seanca gjyqësore, të liroj zotëri Ramush Haradinajn, i cili po mbahet në Francë. Konsiderojmë se qëndrimi i tij i obliguar në Francë është i padrejtë, ashtu siç i kufizohet liria e lëvizjes, bazuar në një flet arrest të dal nga shteti serb. Gjithashtu kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës. Ne vlerësojmë se z. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza. Andaj, si këshilltarë të Kuvendit Komunal dhe në emër të të zgjedhurëve të komunës së Vitisë, besojmë shumë që shteti francez të liroj z.Haradinaj pa asnjë kusht.

Viti. 28.02.2017 Kryesuesi i Kuvendit Komunal
Naim Pira

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.