ARKATANA

Viti: Vendosen tabela që njoftojnë për vëzhgimin me kamera në rrugët e qytetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë, Arton Musliu, ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi janë vendosur tabela informuese që tregojnë vëzhgimin me kamera në disa nga rrugët e qytetit.

Sipas tij, kjo nismë është ndërmarrë nga Komuna e Vitisë, përkatësisht nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për praninë e sistemit të mbikëqyrjes me kamera në hapësirat publike.

Uji Dea

Musliu theksoi se vendosja e këtyre tabelave synon të kontribuojë në parandalimin e dukurive kriminale, rritjen e sigurisë për qytetarët, si dhe në mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Ai shtoi se bashkëpunimi institucional me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi është i rëndësishëm për zbatimin korrekt të standardeve ligjore në fushën e sigurisë dhe privatësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.