Fundamenti

Viti i vendnumërimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Muaji i fundit i 2013-s ruajti dy ngjarje që, po u ndërlidhen njëra me tjetrën, përbëjnë paradoks.Trupa të shqiptarëve të Kosovës u gjetën në një varrezë masive në Serbi, shtet ky që i kishte vrarë 14 vjet më parë; e Kosova e ndihmoi Serbinë të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, falë dialogut politik që zhvilloi gjatë gjithë vitit me të.

Procesi dialogues i zhvilluar në Bruksel, me implikim politk edhe në procesin e integrimit evropian dhe në vetë organizimin e brendshëm të shtetit, ka përbërë temën qendrore gjatë gjithë vitit në Kosovë, shkruan Koha Ditore. Nga dialogu janë varur edhe shumë zhvillime të tjera, nisur ngja zgjedhjet lokale e deri të dualiteti i legalizuar në qeverisjen lokale, në polici e drejtësi, e madje edhe në buxhet.

I gjithë dialogu që është drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, arritjen më të madhe e ka shënuar në prill.

Hidromorava

Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk solli integrimin real të serbëve, por ndihmoi shumë Serbinë, e pak Kosovën, në hapat integrues në Bashkimin Evropian.

Falë rezultatit të dialogut me Kosovën, negociatat për anëtarësimin ndërmjet BE-së dhe Serbisë do të nisin në janar, kurse data e saktë do të caktohet më vonë nga kryesuesja e radhës e unionit, Greqia./Koha Ditore/