RCCOLA

Viti i sportit

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

2014-a ishte viti i sportit kosovar. Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar, pranimi i hendbollit me të drejta të plota, lejimi i miqësoreve të Kosovës, si dhe sjellja e titujve botërorë e evropianë nga Majlinda Kelmendi, ishin të mirat që na solli 2014-a

KOK-u jetësoi ëndrrën
Komiteti Olimpik i Kosovës në muajt tetor dhe dhjetor jetësoi ëndrrën e shumë sportistëve kosovarë. Organizmi më i lart sportiv u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar me të drejta të plota. Izolimi tani u thye dhe sportistët tanë mund ta përfaqësojnë vendin tonë dhe flamurin tonë në Lojërat Olimpike. Madje, që në Lojërat Evropiane Kosova do të ketë përfaqësuesit e saj. Tani e tuje, edhe ne shpresojmë në sjellje të medaljeve nga Lojërat Olimpike.
KOK-u ua hapi rrugën shumë federatave tjera të vogla, të cilat u pranuan më pas. Këtë privilegj e fituan boksi, karateja e gjimnastika.

Një tjetër vit i Majlindës

Një shqiptare e Kosovës dominon xhudon botërore. Majlinda Kelmendi jo vetëm që është kampione e botës në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, por në dhjetor iu dha edhe çmimi i xhudistes më të mirë në botë në të gjitha kategoritë. Xhudistja pejane gjatë 12 muajve të fundit e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në muajin gusht në Rusi. Në muajin prill ishte shpallur kampione e Evropës, në garën që u mbajt në Montpellier të Francës.
Ndërkohë, në shkurt fitoi edhe në “Grand Slamin” e mbajtur në Paris, kurse medaljen e artë e mori edhe në “Grand Slam” të mbajtur në Abu Dabi dhe dhe në “Grand Prix” të mbajtur në mars në Samrun të Turqisë.

Më në fund edhe hendbolli

UBT

Pas më shumë se 10 vitesh, hendbolli bëri një tjetër hap gjigant. Ata u pranuan me të drejta të plota në Federatën Evropiane dhe Botërore të Hendbollit, për çka nisën menjëherë përfaqësimin në garat ndërkombëtare me Përfaqësueses. Me Përfaqësuesen A të meshkujve u gjendën në një grup me Rumaninë e Italinë. Me këtë të parën e bënë debutimin historik, pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë.

Hapi më pozitiv në futboll

Futbolli këtë herë nuk eci me hapa të breshkës. Ashtu siç pritej në janar morën ‘dritën e gjelbër’ nga FIFA për lejimin e ndeshjeve miqësore në nivel edhe të Përfaqësueses A. Kosova tani kishte të drejtën e takimeve miqësore. Në mars debutoi kundër Haitit, me të cilën luajti 0:0 në stadiumin “Adem Jashari”, të stërmbushur me rreth 18 mijë shikues.
Më 21 maj, në Mitrovicë zbarkoi edhe Turqia, e cila na mposhti 6:1. Katër ditë më vonë, Kosova u takua me Senegalin në Gjenevë, në takimin që u mbyll 3:1 për afrikanët. Fitorja historike ndodhi më 7 shtator në Prishtinë. ‘Djelmoshat’ e Albert Bunjakut mposhtën 1:0 aziatikët e Omanit, me golin e Imran Bunjakut.
Me miqësore këtë vit u dallua edhe FC Prishtina. Më 6 shtator, ajo solli në kryeqytet Sivassporin e Turqisë, që drejtohej nga i famshmi Roberto Carlos.

Basketbolli, hapa pozitiv te klubet

Në nivel të ndërkombëtarizimit basketbolli thuajse nuk bëri asnjë hap. Ndërkohë, klubet e saj si Sigal Prishtina e Peja përfaqësuan denjësisht vendin tonë në Ligën Ballkanike. Madje, kryeqytetasit organizuan edhe ‘Final Fourin’. Të njëjtit, në nëntor sollën gjigantin kroat, Cibonën, në një takim miqësor. Të dyja po përfaqësohen goxha mirë edhe tani në Ballkan ligë./Tribuna/