HW

Viti 2026 shpallet vit i mbrojtjes së mjedisit në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit në territorin e komunës.

Ky vendim shënon një angazhim të fuqishëm institucional për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e pasurive tona mjedisore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Në thelb të këtij vizioni qëndron kujdesi për tokën, ajrin dhe ujin, si vlera të përbashkëta që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.

Përmes këtij vendimi, Komuna e Vitisë synon të fuqizojë masat për zvogëlimin e ndotjes, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndalimin e praktikave që dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin publik.

UBT

Njëkohësisht, theksohet rëndësia e planifikimit të qëndrueshëm dhe e bashkëpunimit institucional për ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim dhe mobilizim të përbashkët, që secili nga ne të japë kontributin e tij në mbrojtjen e mjedisit për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Le ta bëjmë vitin 2026 një vit të veprimit për mjedisin!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.