Fundamenti

Viti 2016 konsiderohet viti më i suksesshëm i investimeve kapitale në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë me qytetarë për të arriturat, sfidat dhe planet në të ardhmen. Duke paraqitur raportin e punës një vjeçare, kryetari Haliti ka theksuar se takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve dhe po ashtu mënyra më e mirë e informimit të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet brenda komunës.

Ai është fokusuar në parimet e punës për gjatë vitit që po e lëmë pas, si dhe investimet nëpër sektorë të ndryshëm, duke përmendur shumën e investimeve në bujqësi që kapin vlerën në mbi 2 milion euro. “Kemi qenë të përkushtuar në realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin dhe mirëqenien qytetare, nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë. Ne vazhdimisht kemi qenë në komunikim me këshillat e fshatrave dhe në koordinim me to kemi arrit të realizojmë projektet prioritare. Sa i përket buxhetit komunal, kemi arrit te realizojmë shkallën e shpenzimit të buxhetit në 99.7%. Kurse inkasomi i tatimit në pronë, ka arrit shkallen prej 97 % të realizimit nga plani i paraparë”, ka thënë kryetari Haliti.

Hidromorava

Ai ka përmendur edhe projektet kapitale që kapin shumën prej 1.556.937 euro. Duke folur për planet në të ardhmen, kryetari Haliti ka theksuar se ky vit ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket investimeve kapitale, por njëkohësisht viti 2017 do të jetë me më shumë investime që do të mbërrijnë vlerën në afër 7 milion euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.