Fundamenti

Vitet nuk lënë gjurmë te Shefki Kuqi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Helsinki – Sulmuesi korpulent, Shefki Kuqi, ka shënuar mbi 100 gola në nivele të ndryshme të kampionatit anglez, por ai nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Një muaj më parë Kuqi, 35-vjeçar, ka nënshkruar kontratë me Hibernianin, njërën prej top-skuadrave të Premier Leagues së Skocisë. Kuqin e presin edhe disa vjet karrierë në futboll, nëse mbetet i shëndoshë.

Eco Higjiena

“Do të vazhdoj të luaj aq gjatë sa të kem energji për të bërë këtë. Do t’i jap fund karrierës kur në mëngjes të zgjohem nga krevati me dhimbje”, ka thënë Kuqi.

Duke gjykuar nga shprehjet në fytyrë, muskujt e tij janë në gjendje të mirë. Shefki Kuqi kënaq dhe tërbon entuziastët e futbollit (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).