Fidanishtja

Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku

vitaminat dhe mineralet
/ 4 minuta lexim

Ju mendoni se duhet të merrni një ‘tonelatë’ vitaminash brenda një dite. Por nuk jeni të sigurt se kur dhe çfarë duhet t’i merrni të gjitha. Dhe ndërsa ne duhet t’i drejtohemi gjithmonë ushqimit për vitamina dhe minerale, ndonjëherë suplementet e vitaminave mund të na ndihmojnë të plotësojmë boshllëqet në dietën tonë. Përthithja mund të varet nga ato që merrni së bashku. Gjithashtu mund të çojë në ndërveprime të dëmshme, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Në vijim janë gjashtë kombinime vitaminash që patjetër nuk duhet t’i merrni së bashku:

Magnezi dhe kalciumi

Shumë njerëzve u pëlqen të marrin magnez në mbrëmje. Pasi kjo mund të nxisë një ndjenjë qetësie dhe të mbështesë relaksimin e muskujve. Megjithatë, nëse merrni magnez, doktoresha Erin Stokes rekomandon të mos e merrni në të njëjtën kohë me një multivitaminë. Pasi, mund të ndërhyjë në përthithjen e mineraleve të vogla që gjenden në multivitamina, si hekuri dhe zinku. Për më tepër, ajo thotë të përmbaheni nga marrja e kalciumit, magnezit ose zinkut së bashku, sepse do të “konkurrojnë për thithjen”.

Ndërsa dr. Jaydeep Tripathy thotë se marrja e kalciumit dhe magnezit ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Kështu që për të maksimizuar përfitimet, merrni ato dy orë larg njëri-tjetrit.

Vitaminat D, E dhe K

“Kërkimet kanë treguar se përthithja e vitaminës K te një person, mund të reduktohet kur vitaminat e tjera të tretshme në yndyrë, si vitamina E dhe vitamina D, merren së bashku”, thotë Dr. Chris Airey.

Uji Dea

Rekomandohet që këto vitamina t’i merrni të paktën dy orë larg njëra-tjetres për përthithje maksimale. Për fat të mirë, nuk ka efekte anësore negative. Megjithatë Dr. Airey thotë se është “thjesht jo efektive” t’i marrësh ato së bashku. Sepse, aftësia e trupit për të absorbuar vitaminat do të reduktohet nëse i merrni ato së bashku.

Vaj peshku dhe Ginkgo Biloba

Ndërsa suplementet e vajit të peshkut omega-3 janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, ndërsa Ginkgo Biloba mund të përdoret për të ndihmuar me dëmtimet njohëse, sipas Dr. Tripatia, të dyja kanë potencialin për të holluar gjakun dhe marrja e të dyjave së bashku mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes së pakontrolluar ose dështimit të mpiksjes.

Hekuri dhe çaji i gjelbër

Edhe pse çaji i gjelbër nuk është një suplement, është një pije e shijshme plot me antioksidantë. Shumë prej nesh e shijojnë për përfitimet shëndetësore. Fatkeqësisht, marrja e suplementeve të hekurit së bashku me çajin e gjelbër, nuk është një kombinim i mirë. “Çaji i gjelbër mund të shkaktojë në fakt mungesë hekuri nëse merret në sasi të mëdha për një periudhë të gjatë kohore”, thotë Dr. Tripatia. Hekuri, nga ana tjetër, mund të zvogëlojë efektivitetin e çajit të gjelbër.

Vitaminat C dhe B12

Sipas dr. Airey, disa studime kanë treguar se vitamina C mund të shpërbëjë vitaminën B12 në traktin tuaj të tretjes, duke reduktuar përthithjen e saj. Si rezultat, ai thotë se duhet të prisni të paktën dy orë para se të merrni vitaminën C me vitaminën B12.

“Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionimin e duhur të sistemit tuaj nervor. Mungesa e B12 mund të çojë në shëndet më të dobët nervor. Mund të ndikojë në zhvillimin dhe funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut”, ka shtuar ai. /Telegrafi/