KV

VITA dhe Tango me shtëpi të re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qumështi dhe Jogurti VITA, si dhe lëngjet Tango, tashmë kanë filluar të prodhohen në Fabrikën e re, të pajisur me teknologjinë më të fundit, që siguron pastërti dhe kualitet.

Fabrika, e cila gjendet në Radushë të Istogut, buzë Alpeve Shqiptare, ofron një ambient unik për prodhimin dhe përpunimin e produkteve, që burojnë nga natyra, si: qumështi dhe Jogurti VITA, si dhe lëngjet nga frutat e ndryshme, Tango.

Katër hapësirat e mbuluara të fabrikës, që shfrytëzohen për prodhim dhe deponim, janë të shpërndara në një hapësirë, tejet komode, prej 5

Duke e rritur kapacitetin prodhues në lokacionin e ri, VITA tashmë furnizohet me qumësht të freskët në baza ditore nga 200 fermerë të mëdhenj dhe 1 000 fermerë të vegjël, duke u shndërruar në burim të të ardhurave për më shumë se 1 500 familje, të zonave që merren me blegtori në gjithë Kosovën.

Nga ana tjetër, numri i punëtorëve ekzistues që punojnë në prodhimin e Tangos dhe të VITA-s, me standardet më profesionale të prodhimit, me hapjen e Fabrikës së re do të rritet nga 200 në 550.

KV

Derisa numri i përgjithshëm i punëtorëve që punojnë në kuadër të Devolli group e që për momentin është 500, me rritjen e numrit të punëtorëve përmes Qumështores do të rritet në 850.

Fabrika momentalisht ka gjashtë vija prodhuese për prodhimin e qumështit, jogurtit dhe lëngjeve. Kapacitetet maksimale prodhuese të Fabrikës janë 36 mijë litra në orë. Ndërsa, në të ardhmen, me rritjen e pritshme të nevojave të tregut, këto kapacitete pritet të shtohen.

Devolli Group në Fabrikën e re ka investuar 15 milionë euro ca.

Derisa vija e prodhimit të Jogurtit me aromë të frutave, është bashkëfinancuar pjesërisht nga Bashkimi Evropian me një shumë prej 440.000 euro ca, që tregon faktin se prodhimi dhe kualiteti i produkteve është në përputhshmëri të plotë me standarde evropiane. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.