RCCOLA

Vit i papërsëritshëm për Mustafin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shkodran Mustafi po e shijon në maksimum vitin që po përfundon. 2014-shi për qendërmbrojtësin shqiptar konsiderohet si i papërsëritshëm, pasi e fitoi titullin e Kampionit të Botës me Kombëtaren e Gjermanisë dhe tregoi lojëra të mira me Sampdorian dhe së fundmi me Valencian.

Uji Dea

“Kur mendoj për të gjitha që kanë ndodhur, vij në përfundim se kam përjetuar më shumë brenda një viti sesa që bëjnë shumë lojtarë për shumë vite në karrierë. Duket se nuk do të përsëritet. Ishte një vit i pabesueshëm, i paharrueshëm. Jam zhvilluar në nivelin personal dhe si lojtar. Është e vështirë të mposhtet ky vit”, deklaroi 22-vjeçari në një intervistë për “FIFA.com”./zeri/