UBT

Visari Ymeri në linjë me Kurtin: Çka po na duhet gjendja e jashtëzakonshme

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka folur në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket propozimit të presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ymeri shkruan se çka po na duhet tash gjendja e jashtëzakonshme, derisa, thotë se kjo do të kishte implikime tjera politike dhe demokratike.

“Deri tash nuk pashë e as dëgjova ndonjë propozim se si do të duhej të menaxhohej situata ndryshe. Përveç se reagim për situatën, shpallja eventuale e gjendjes së jashtëzakonshme ka edhe implikime politike e demokratike”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Eco Higjiena

E çka po na duhet gjendja e jashtëzakonshme?

Sepse deri tash nuk pashë e as dëgjova ndonjë propozim se si do të duhej të menaxhohej situata ndryshe.

Pērveç se reagim për situatën, shpallja eventuale e gjendjes së jashtëzakonshme ka edhe implikime politike e demokratike.