FITORJA

Visari, jashtë rrezikut për jetë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Babai i dy djemve, për vrasësin: A ka dashur të mi mbysë të dy djemtë. Vigani ka shtatë plagë nga thika ndërsa Visari tri sosh

“Ai sigurisht ka dashur të mi mbysë të dy djemtë. Vigani ka shtatë plagë nga thika ndërsa Visari tri sosh.

Visar Morina, vëllai i plagosur rëndë i Vigan Morinës, të vrarë në mëngjesin e hershëm të të dielës, pranë një klubi të Cyrihut, duket se i ka shpëtuar më të keqes. Ai sipas personelit të spitalit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dorasi, që dyshohet të jetë Shivan Mohamed, një kurd 21 vjeçar nga Iraku, është edhe më tej i arratisur, ka njoftuar të hënën Policia e Kantonit të Cyrihut.

Uji Dea

Konflikti që ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë, ka shpërthyer në ndejën e organizuar në klubin e njohur të Cyrihut Kaufleuten, për ditëlindjen e 23-të të Viganit.

Ndërkohë, babai i Vigan Morinës, Ismet Morina ka thënë për mediet zvicerane se kufoma e të birit do të bartet për në Kosovë, sapo t`ia dorëzojnë autoritetet familjes.

“Ai sigurisht ka dashur të mi mbysë të dy djemtë. Vigani ka shtatë plagë nga thika ndërsa Visari tri sosh”, ka thënë ai.

Nga dita e djeshme Policia kantonale është në kërkim të Shivanit, fotografinë dhe emrin e të cilit e ka bërë publik dhe e ka shpallur në kërkim në gjithë regjionin e Shengenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.