GRANDEMALL

Visar Zhiti: Pse e pranova kulturën. Deputet? S’bëhen 2 punë njëherësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Ministri i ri i Kulturës, poeti i njohur Visar Zhiti nuk ka hezituar ta pranojë postin e besuar nga kryeministri Sali Berisha, në një situatë të tillë kur LSI-ja u tërhoq nga qeveria.

Z.Zhiti, tregon për “Gazeta Shqiptare” si e mori propozimin dhe arsyet pse e pranoi atë, ndërsa bën të ditur se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë nëse i propozohet që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Z.Zhiti, si erdhi propozimi juaj për ministër Kulture?

Më është propozuar sot që ta pranoj si post dhe gjykova se nuk duhet refuzuar.

Kush jua propozoi?

Propozimi m’u bë nga Kryeministria.

Mobi Casa

Cilat janë arsyet që e pranuat postin e ministrit të Kulturës?

Kultura jonë meriton punë, meriton përkushtimin e të gjithë atyre që prodhojnë kulturën, e cila është një pasuri e përbashkët. Na takon ta administrojmë së bashku. Gjykoj se kjo thirrje, ky vokacion, bën që të mos i shmangemi një apeli të tillë.

Si i konsideroni emrat e tjerë të ministrave?

Emra të gjetur, janë emra të spikatur si ministra. Dëshiroj që edhe ata ta konsiderojnë këtë apel dhe të mos e shmangin atë.

Kjo do të thotë se do të përfshiheni edhe në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit?

Kjo është tjetër gjë. Ndoshta nuk bëhen dy punë njëherësh. Nuk e di se çfarë t’ju them për këtë. Nuk kam kërkuar hollësi, por gjykova se ky është një apel në një rast të veçantë dhe nuk ke pse refuzon. Ndaj dhe unë e pranova detyrën e ministrit të Kulturës. (BW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.