ARKATANA

Visar Ymeri: Hashim Thaçi frikësohet të përballet me Rexhep Selimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është përfshirë sot në debatin mes komandantëve.Ai ka thënë se Hashim Thaci frikësohet të përballet me Rexhep Selimin e as t’i jap përgjigje atij.

Sipas Ymerit, Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të./Zeri.

Lexoni reagimin e plotë të Visar Ymerit:

Fundamenti

Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euonews më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Nga pozicioni i Presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj.

Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gadualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.