Hidromorava

Visar Bytyqi, i katërti në “Kampionatin Botëror të saunës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një konkurrencë prej 49 pjesëmarrësish nga 23 vende, Visari ka entuziazmuar fansat e saunës me kreacionin e tij “Infuzioni i kohës së gurit”.

Të jesh mjeshtër i banjës me avull, që njihet me emrin “sauna”, sigurisht, nuk është për tu nënçmuar. Por, të jesh kampion botëror në këtë zanat është një gjë për të cilën duhet punuar shumë dhe duhet treguar kreativitet.

Eh, shqiptari nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Visar Bytyqi, kësaj here nuk ka arritur të bëhet kampion, por ka zënë sidoqoftë, vendin e katërt, që është pozitë e denjë për respekt.

United Hospital

Këtë rezultat, mjeshtri nga banjat “Eifel Therme” të Gjermanisë e ka arritur në garën e quajtur “Kampionati Botëror i saunës, 2013”, të mbajtur në Bad Hofgastein afër Salzburgut të Austrisë.

Në një konkurrencë prej 49 pjesëmarrësish nga 23 vende të botës, Visari ka entuziazmuar rreth 500 fansa të saunës me kreacionin e tij të emërtuar “Infuzioni i kohës së gurit”, për të cilin kishte punuar disa muaj rresht.

“Kjo është një arritje e madhe”, ka thënë shefi i tij, Jörg Schaefer, i cili e ka shoqëruar dhe mbështetur mjeshtrin e ri në këtë garë, shkruan “Kölner Stadtanzeiger”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.