GRANDEMALL

Violant Sylejmani i vetmuar drejt Olimpiadës “Rio 2016”

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Talenti më i madh i boksit që ka pasur me vite të tëra boksi i Gjilanit dhe ai Kosovar Violant Sylejmani me hapa të mëdhenj drejt ëndrrës së tij ‘RIO 2016’.

Të pakët janë ata sportist që në fillim të karrierës t`ja mësyn piedestalit më të lartë të sportit Olimpiadën, por për boksierin Sylejmani kjo është gjithçka normale.

Boksieri Sylejmani që nga mosha 15 vjeçare kishte ëndërruar t`i vesh dorezat e boksit dhe një ditë të krenohet e tërë Kosova me rezultatet e tij.

Këtij qëllimi Sylejmani ia arrin me plot sukses sepse për më pak se dy vite u bë boksier ‘tmerrues’ si në ringjet e Kosovës ashtu edhe jashtë saj.

20 vjeqari Sylejmani vetëm në vitin sapo lamë kudo ku u paraqit u shpall më i miri duke fituar në të gjitha turnet e boksit si ato vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Suksese të mëdha në ringjet ndërkombëtare arriti dy herë në Malin e Zi njëherë duke u shpallur boksieri më i mirë ndërsa në turneun e dytë i takoi çmimi tekniku më i mirë i turneut.

Sylejmani nuk ndalet me kaq në turneun e boksit në Shkodër arriti të stoliset me medaljen e artë dhe të agjentë.

Në kryeqytetin e Bosnja Hercegovinës në Sarajevë ngadhnjeu me medalje të artë duke u shpallur tekniku më i mirë i këtij turneu.

Në njërën ndër turnet më të mëdha të Ballkanit “Gongu i Artë” në Shkup te Maqedonisë Sylejmani u stolis me medaljen e artë.

Në turneun më prestigjioz që mbahet në Kosovë “Adem Jashari” Sylejmani mori pjesë dy herë duke u stolisur me medalje të artë ndërsa njëherë i takoi çmimi tekniku më i mirë i turneut të boksit.

FIDANISHTJA

Ishte ky një vit shumë i bujshëm për këtë talent në mes të litarëve të boksit duke bërë me dije se shumë shpejt do të jetë një boksier i kalibrit të lartë.

Viti 2016 për boksierin Violant Sylejmani është vit i karrierës, kur të gjithë sportistët i ka kapluar ditët e festave Sylejmani jo që i ka ndërprerë stërvitjet, por përkundrazi ato i ka shtuar edhe më tepër me të vetmin qëllim që të jetë sa më i përgatitur për sfidat të cilat do ta presin gjatë muajve të ardhshëm.

“Për mua është një vit shumë i rëndësishëm tani për çdo ditë kam nga 4 orë stërvitje 2 orë në orët e hershme të mëngjesit në malet e Stanishorit dhe dy orë në Palestrën e qytetit”, thekson boksieri Sylejmani.

Ky boksier ka një hall të madh pasi kushtet për stërvitje janë shumë të papërshtatshme.”Ushtrimet të cilat i bëjë për formën kondukcionale në natyrë arsyetohen ndërsa kushtet në palestër janë katastrofë aty gjithçka mungon e më së tepërmi ngrohja aty mbretëron temperatura -20 gradë e kjo për boksierin është vdekje por dëshira për të arritur suksesin e duhur po duhet përballuar edhe këto kushte”, thotë për ‘rajonipress’ Sylejmani.

Ky boksier ka vetëm një ndihmë e ai është trajneri i tij Nazim Halili i cili në mënyrë vullnetare tërë kohën ia kushton boksierit Sylejmani.
“Për Violantin është një vit shumë me rëndësi ky djalë ka kapacitet dhe dije, është një talent i rrallë i boksit kushtet po na mungojnë shumë nuk kemi përkrahje nga askush ndërsa ne synojmë Olimpiadën por dashurinë që kemi për punë dhe synimet tona do t`i realizojmë duke ditur potencialin që ka ky boksier”.

Talenti Gjilanas për të arritur tek Olimpiada i ka disa turne të forta të boksit për të mbledhur pikët e duhura drejt Olimpiadës.

Në Debrecen të Hungarisë do të merr pjesë me 5 shkurt ndërsa 20 ditë më vonë do të jetë në Sofia të Bullgarisë, në Mars do të jetë në Kampionatin Evropian të boksit.

“Në turneun e Hungarisë dhe të Bullgarisë në qoftëse arrijë të stolisem me medalje të artë do të marrë vizën menjëherë për Stambollë të Turqisë me 20 prill do të marrë pjesë për kualifikime për Olimpiadën ‘RIO 2016’ shpresojë shumë se do tja arrijë qëllimin pasi jam duke bërë një punë të madhe me trajnerin tim Nazim Halilin”, rrëfehet boksieri Sylejmani.

Boksieri Gjilanas Violant Sylejmani i cili konsiderohet adut kryesor për Përfaqësuesen e Kosovës në boks ka një frik të madhe se i gjithë ky mund do t`i shkoj huq.
“Kisha të bëjë apel së pari nga Komuna e Gjilanit që të më përkrahë me mjete financiare unë po i mbroj ngjyrat e qytetit dhe klubit Drita do ta përfaqësoj qytetin tim në këto turne, kërkoj edhe nga bizneset e qytetit të më dalin në ndihmë këto ushtrime kërkojnë mjete shumë të mëdha financiare unë nuk mund t`i mbuloj, t`i ndihmosh një sportisti i cili përfaqëson qytetin dhe shtetin ku jeton është krenari ne kemi ëndërruar këto momente kur një sportist valvit flamurin e shtetit të tij në këto turne e posaçërisht në ‘Olimpiadë’, është një moment që edhe ju do të ndiheshit krenar për ndihmën që do ta jepni”, shprehet i emocionuar Sylejmani.

Ky djalosh i urtë në jetën e përditshme por në mes litarëve si Luan i cili idol ka boksierin e famshëm Manny Pacquiao vazhdon të ushtron nga 4 orë në ditë me shpresë se kërkesat e tij do të realizohen por ai nga zemra përshëndetë të gjithë ata që do ta mbështesin drejt Olimpiadës ‘RIO 2016’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.