Fundamenti

Vildanja e bën nxehtë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ndërsa temperaturat janë të ulëta dhe i ftohti është ulur këmbëkryq, modelja shqiptare me famë botërore Vildane Zeneli po shijon dallgët e detit.

Kjo për një arsye të rëndësishme siç është edhe karriera e saj në fushën e modelimit. Ajo ka pozuar për reklamimin e një linje veshjesh plazhi.

Uji Dea

Si gjithmonë Vildania nuk ka zhgënjyer me format e saj bombastike dhe profesionalizmin. Komentet menjëherë kanë vërshyer lumë në rrjetin social “Facebook” pas postimit të fotove joshëse.

Kryesisht në to theksohet fakti se Vildane është një modele me plot kuptimin e fjalës.