Viktoria Nuland në Kosovë: Kujt do t’i thotë „Fuck”?
Nga Sadri Ramabaja – Mes Hashimit dhe Ramushit në këtë rrafsh nuk ka shumë përdallime, por për aq sa kishin nuanca përdalluese A.Jazenuk dhe V.Kliçko, sidomos në raport me interesat gjeopolitike amerikane, edhe Nuland, si VV, duhet ta zgjedh të keqën më të vogël – Ramushin.
Kjo agjendë interesash përputhet pothuajse plotësisht edhe me atë të interesave afatgjata shqiptare, bartës i së cilës tashmë është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Shih për këtë, takimi i Kurtit me diplomatët amerikan të rangjeve të larta, pres të jenë fare i afërt dhe të shënojë pikërisht kthesën e re në rajon, atë që shenjon epoka.
Në sistemin politik që ndërtojmë, me pretendime që të jemi pjesëmarrës të dinjitetshëm, Shteti dhe partitë politike cilësohen si kryevlera, respektivisht vlera në shërbim të qytetarëve.
Në Kosovë, për kohë të gjatë, dallimi mes politikës dhe religjionit si pjesë e filozofisë, por edhe mes vet filozofisë dhe politikës, nuk është bërë sa e si duhet, prandaj udhëheqësit politik janë fetishizuar dhe trajtuar si perëndi, ndërkaq partitë politike si misionare.
Por, qytetarët më shumë se për sofizma filozofike e idhujtari, kanë nevojë për Bukë e mirëqenie. Shih për këtë, tashti kemi nevojë urgjente të zbresim në realitetin politik; kemi nevojë urgjente ta çlirojmë jo vetëm Shtetin, por edhe partitë politike, duke ua kthyer këto vlera në kuptimin real, të prekshëm, atyre që u takojnë – qytetarëve.
Në Ukrainë, edhe para aneksimit rus të Krimesë, vite më herët, po thyheshin shtizat për një agjendë të re gjeopolitike. Kjo agjendë nuk ishte krejt e qartë se kë do ta kishte për timonier: Arseni Jazenuk-un apo Vitali Kliçko-n. Diplomatja amerikane, Viktoria Nuland, në stilin krejt amerikan, e patë bërë të qartë se kush do ta merrte timonin pas protestave në Kiev. Shprehja e saj e famshme „Fuck the EU“ dhe përgjigja e Ambsadorit të saj në Ukrainë („Oh, exactly, and I think we’ve got to do something”)…i patën bërë të flisnin disi vetëmevete disa burrështetas evropian.
Gjuha e ashpër e saj dhe e adresuar qartë ndaj një shtrese politikanësh autokrat të Evropës Juglindore, që kanë zhvatur pasurinë e vendit për interesat e tyre personale dhe të klaneve të tyre, nuk kishte të bënte vetëm me këtë soj plangprishësish!
Nuland gjatë fjalimit tek ka zënë në gojë edhe Kosovën, është shprehur fare qartë, pa as edhe një fije takti diplomatik, duke i cilësuar disa politikanë të rajonit, si “të ndyrë që pasurohen në kurriz të qytetarëve.”
“Europa nuk mund të jetë e plotë kur kleptokratët i trajtojnë shtetet si bonanza (pasurim i shpejtë) për vete dhe shokët e tyre … Nuk mund të ketë paqe kur politikanët e korruptuar përdorin kërcënime politike ekonomike dhe gjyqësore për t’ia zënë frymën opozitës dhe për të vjedhur qytetarët e tyre” ka thënë Nuland.
“Korrupsioni nuk është vetëm vrasës i demokracisë, por ai është edhe një mjet më shumë në arsenalin e autokratëve dhe kleptokratëve që kërkojnë të shtrijnë ndikimin e tyre dobësojnë demokracitë tona dhe të pasurojnë vetë në llogari të qytetarëve tanë” është shprehur ajo, pothuajse me fjalorin që ka kohë që po shprehet edhe VV në Kosovë.
Shteti dhe demokracia e brishtë e Republikës sonë nuk mund të ndërtohen dhe të bëhen pjesë e demokracive perëndimore, pa ndryshuar në esencë dialogun pa parime me Serbinë, dhe pa rishikuar tërësisht politikat që kanë të bëjnë me privatizimin, tashmë të tjetërsuar e përvetësuar nga kjo shtresë oligarkësh tashmë e njohur edhe nga miqtë tanë.
Mes Hashimit dhe Ramushit në këtë rrafsh nuk ka shumë përdallime, por për aq sa kishin nuanca përdalluese A.Jazenuk dhe V.Kliçko, sidomos në raport me interesat gjeopolitike amerikane, edhe Nuland, si VV, duhet ta zgjedh të keqën më të vogël – Ramushin.
Kjo agjendë interesash përputhet pothuajse plotësisht edhe me atë të interesave afatgjata shqiptare, bartës i së cilës tashmë është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Shih për këtë, takimi i Kurtit me diplomatët amerikan të rangjeve të larta, pres të jetë fare i afërt dhe të shënojë pikërisht kthesën e re në rajon, atë që shenjon epoka.
(Autori është profesor universitar)


