Fundamenti

Viktima e parë nga virusi i Nilit perëndimor

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Pacientja N.H. nga Drenasi është viktima e parë në Kosovë, e shkaktuar nga virusi i ashtuquajtur Virusi i Nilit Perëndimor. Viktima ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, e cila ishte transferuar nga Klinika e Neurologjisë në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, mirëpo në ora 12 e 30 të së mërkurës ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, Naser Ramadani, i cili ka thënë se janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për shpëtimin e pacientes, por ka qenë e pamundur të shpëtohet

“Në laboratorët e IKSHP-së, sot me datë 19 shtator 2012, në ora 12 e 30 është dedektuar prania e antitrupave të klasit IGM kundër virusit të Nilit perëndimor te pacientja N.H. e hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, e cila është transferuar prej Klinikës së Neurologjisë në gjendje të rëndë fizike, pa vetëdije, temperaturë dhe e intokësionuar, janë bërë të gjitha përpjekjet për shpëtim, por fatkeqësisht pacientja ka përfunduar me vdekje.”, ka thënë Ramadani.

Mobi Casa

Sipas Ramadanit, IKSHP-ja ka gjetur edhe dy raste me infeksione të virusit të Nilit Perëndimor të hospitalizuar në Klinikën Infektive, por në aspektin diagnostik nuk ka arrit të rezultati përfundimtarë për arsye se mostrat adekuate nuk janë marrë në Klinikën Infektive.

“IKSHP-ja është në kontakt me Klinikën Infektive dhe është mobilizuar në tërë territorin e vendit dhe ka shtuar masat parandaluese dhe se për momentin nuk ka raste tjera me këtë virus”, ka shtuar Ramadani.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen në 20 për qind të njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje, dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas herë skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike./kosovapress/