ARKATANA

‘Vijat e kuqe’, vjen paralajmërimi: Ja partitë që nuk e kalojnë pragun zgjedhor…

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse akoma nuk kemi një datë të saktë se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, në taborret e partive politike kanë filluar përgatitjet për një proces të ri zgjedhor.

“Partitë e vogla, nëse nuk bëjnë koalicion me partitë e mëdha, e kanë shumë problem ta kalojnë pragun. Jo që e kanë problem, por madje edhe nuk e kalojnë fare pragun. Kjo vlen edhe për PSD-në e Shpend Ahmetit. Pra edhe ky subjekt politik varet nga “mëshira” e partive të mëdha se a i marrin apo jo në koalicion parazgjedhor disa nga këto partitë e vogla politike”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndonëse akoma nuk kemi një datë të saktë se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, në taborret e partive politike kanë filluar përgatitjet për një proces të ri zgjedhor.

Madje disa parti politike veç kanë filluar edhe për t’i vendosur njëra-tjetrës vija të kuqe bashkëpunimi- koalicioni të ardhshëm, për tu bërë eventualisht pjesë e institucioneve pas zgjedhore, krijimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare në Kuvend.

Analistët politikë konsiderojnë se edhe këto zhvillime të tanishme, ndarja me vija të kuqe mes partive politike, është duke u bërë vetëm që ta rrisin pazarin e tyre, ngase e kaluara ka treguar qartë dhe në shumë raste se si ato në fund tradhtojnë votën e qytetarit duke u bashkuar përsëri në koalicione nga më të papriturat dhe më të pa natyrshmet.

Mobi Casa

Sipas tyre, ëto zhvillime vijnë pikërisht për shkak të mungesës së planprogrameve të profilit të veçantë,, prandaj veprojnë në momentin e fundit në bazë të interesave personale.

Sipas analistëve, një veprim i tillë u pa se si ka funksionuar në Kuvendin e Kosovës gjatë këtij mandati nga grupi i deputetëve të PSD-së, e cila është bërë paterica kryesore e pushtetit dhe madje në të shumtën e rasteve edhe zëdhënëse e klanit PRONTO.

“Përveç Vetëvendosjes, asnjërës parti nuk i besohet që nuk bëhen bashkë me PDK-në, qoftë në koalicion parazgjedhor,qoftë pas zgjedhjeve. Na e kanë dëshmuar këtë në çdo palë zgjedhjeve. Me përjashtim të Vetëvendosjes, të gjitha partitë kanë qeverisur bashkë me PDK-në’, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Krasniqi thotë se partitë e vogla në Koosvë do ta kenë problem që ta kalojnë pragun zgjedhor.

“Partitë e vogla, nëse nuk bëjnë koalicion me partitë e mëdha, e kanë shumë problem ta kalojnë pragun. Jo që e kanë problem, por madje edhe nuk e kalojnë fare pragun. Kjo vlen edhe për PSD-në e Shpend Ahmetit. Pra edhe ky subjekt politik varet nga “mëshira” e partive të mëdha se a i marrin apo jo në koalicion parazgjedhor disa nga këto partitë e vogla politike”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.