Fundamenti

‘Vija Models’ thyen kufijtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ka nisur punën e tij me pasion për të bukurën dhe modën. E bashkë me këtë pasion ka marrë pas vetes më shumë se tridhjetë të rinj e të reja të cilët janë bërë pjesë e shtëpisë së modës ‘Vija Models’.

Françesk Frokaj fotografi i njohur njëherësh edhe drejtor i kësaj agjencie ka treguar për gazetën Tribuna se puna e tij tashmë ka filluar të thyejë kufijtë e të prezantohet jashtë vendit tonë.

KKVITI

Sipas Françeskut dy vajza nga ‘Vija Models’ tashmë janë pjesë e dy garave të mëdha të cilat mbahen në Zvicër e Itali.

“Njëra prej modeleve të ‘Vija Models’ para pak kohësh u shpall ‘Miss Genova’ në Itali. Ndërsa të shtunën është pjesëmarrëse në një garë modelesh të quajtur ‘Miss Top of the World 2013”, po ashtu një modele e ‘Vija Models’ e cila quhet Elga Shala dhe do ta prezantoj Kosovën në Zvicër”, ka thënë për fillim të bisedës Frokaj, duke shtuar se kjo është hera e parë që Kosova ka fituar të drejtën për këtë eveniment “E bukura e gjithë pjesëmarrjes tonë është sepse është hera e parë që Kosova ka fituar të drejtën për të konkurruar në këtë eveniment të madh”…(Tribuna).