ARKATANA

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Uglar të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është vënë të premten gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Uglar të Gjilanit, në ceremoninë ku mori pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, myftiu i Republikës, Naim Tërnava, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e mysafirë të shumtë.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi uroi banorët për fillimin e xhamisë, ka konfirmuar thellimin e bashkëpunimit në mes institucioneve të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame.

“Është gurthemeli i njërës prej shtëpive të Zotit që praktikisht secilit besimtar këtu i krijon mundësi e kushte më të mira e të dinjitetshme për praktikimin e besimit. Për mua si kryetar është shumë me rëndësi që ta thellojmë bashkëpunimin e Komunës me Këshillin e Bashkësisë Islame. Zotohem se do të jem i hapur dhe i gatshëm që të shërbejmë në të mirë të qytetarëve dhe të jemi në dispozicion të Bashkësisë Islame për çdo nevojë e projekt. Urime e ta gëzoni xhaminë”, ka thënë kryetari Hyseni.

FITORJA

Ai tha se përmes Bashkësisë Islame ne arrijmë të përçojmë mesazhe të paqes, të tolerancës e të respektit të ndërsjelltë.

Në këtë ngjarje mesazhet e tyre i kanë dhënë edhe myftiu i Republikës, Naim Tërnava, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu dhe imami i xhamisë së fshatit Uglar, Burhan Zejnullahu, të cilët kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë për përfundimin sa më të shpejt të kësaj xhamie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.