Vidhet kisha e qytetit në Gjilan

Gjilan – Ankuesi V. Djordjevic nga Gjilani, ka raportuar në polici vjedhjen e një sasie të parave të ima (shumë e vogël) në Kishën Ortodokse Serbe të Qytetit.
Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë ekipi i policisë ka dal në vendngjarje së bashku me njësitin e forenzikës-NJHK-në, ku kanë bërë ekzaminimin e vendngjarjes.
Sipas ankuesit në kishë janë vjedhur 380 dinar valutë Serbe (3 euro). I njëjti deklaron se vjedhjen e kanë kryer tre persona të mitur të cilët shpesh frekuentojnë oborrin e Kishës dhe ankuesi beson se i njeh si figurë. Në konsultim me Prokurorinë Publike, rasti për hetime të mëtutjeshme i dedikohet Njësisë së Hetimeve Rajonale – Gjilan tha Hashani./rajonipress/