Videoklipi i reperit 6-vjeç shkakton skandal në SHBA

/ 3 minuta lexim

Në Shtetet e Bashkuara, ai ka shkaktuar skandal. Në një klip muzikor, i quajtur “Booty Pop”, Albert Roundtree Jr., 6-vjeç, luan si reperët fillestarë dhe këndon në një pishinë, i rrethuar nga vajza në bikini. “I dua gojët tuaja”, thotë ai, me një pistoletë uji në dorë, të cilën e mban në nivelin e organit të tij gjenital, para se ta spërkas një valltare dhe të shtojë: “Mund ta eksplodoj prapanicën tënde”.

I plasuar në “YouTube” më 2 korrik, klipi (i tërhequr, pastaj i vendosur sërish), është shikuar më shumë se dy milionë herë, duke ngjallur një polemikë rreth fëmijëve “të hiperseksualizuar”. Magazine “Vibe”, e cila merret vetëm me muzikën hip-hop dhe R&B, nuk heziton ta denoncojë këtë klip si një formë të “keqtrajtimit të fëmijëve”. Në faqen e vet të internetit, “Vibe” shtron pyetjen: “Nëse Albert do të kishte qenë një vajzë 6-vjeçe duke notuar rreth një grupi meshkujsh, a do të ishte kaq dëfryese, apo ndokush do të thërriste shërbimet sociale?”

“Në ditët tona, fëmijë janë shumë të hiperseksualizuar”, shton “Vibe”. “Ne qeshim kur ata janë të vegjël dhe nëse sillen si të rritur. Këto na duken të lezeçme. Mirëpo, kur bëhen adoleshentë, kur vajzat tona mbesin shtatzënë në moshën 16-vjeçe, më nuk na qeshet fytyra. Ku janë prindrit e tij?”, pyet magazina.

Në kanalin televiziv konservator “Fox News”, psikiatri Keith Ablow nuk heziton ta gjykojë klipin si “seksualisht eksplicit dhe erotik” dhe të shtrojë pyetjen: “Pse prindrit e fëmijës nuk janë në burg. Ata duhet të ndiqen penalisht për abuzim seksual ndaj të miturit”. Në të vërtetë, mu ata e kanë organizuar realizimin e klipit. I intervistuar nga “Miami New Times”, producenti, Tyler Council, tregon se është paguar nga prindrit e Albertit për ta bërë atë “një yll repi”.

“Synimi ishte që klipi të ishte diçka si shaka, diçka dëfryese. Mirëpo, 30 për qind e njerëzve që e kanë shikuar atë e cilësojnë si të çuditshëm”, thotë kryetari i Froze N Productions. Dhe, shton: “Megjithatë, nuk ka pse të më vijë keq për asgjë. Albert përpiqet vetëm t’i imitojë idolët që i ka dëgjuar në radio. Ka shumë gjëra më të këqija nga të cilat ka mundur të inspirohet. Për shembull, nga lufta në Irak”.

Mobi Casa

Sipas Tyler Council, i cili betohet se nuk ka pasur për qëllim të shkaktojë polemikë, “në internet, ‘bad buzz’ janë gjërat që janë më efikaset në fushën e publicitetit”.

Në ndërkohë, Albert dhe producenti i tij tashmë janë duke punuar në një klip të ri, të quajtur “Girls, Girls, Girls”.

Prindrit duhet të jenë në burg

Në kanalin televiziv konservator “Fox News”, psikiatri Keith Ablow nuk heziton ta gjykojë klipin si “seksualisht eksplicit dhe erotik” dhe të shtrojë pyetjen: “Pse prindrit e fëmijës nuk janë në burg. Ata duhet të ndiqen penalisht për abuzim seksual ndaj të miturit”.

Në të vërtetë, mu ata e kanë organizuar realizimin e klipit. I intervistuar nga “Miami New Times”, producenti, Tyler Council, tregon se është paguar nga prindrit e Albertit për ta bërë atë “një yll repi”.