Mobi Casa

Vezët të shëndetshme për sy

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vezët janë një ushqim që ndihmon në shëndetin e syrit, pasi janë të pasura me luteinë, një përbërës vital për shikim të mirë.

Luteina është një përbërës natyral që gjendet shumë në perimet e gjelbra, si spinaqi, lakërjeshilja ose brokolit. Ajo njihet për efektin mbrojtës nga katarakti dhe degjenerimi makular i moshës, gjendje të cilat dobësojnë shikimin.

Ekspertët amerikanë thonë se me luteinë të pasura janë edhe vezët që i lirojnë pulat të cilat ushqehen me produkte natyrale që përmbajnë nivel të lartë të kësaj substance.

Uji Dea

Sasia e luteinës së absorbuar nga organizmi varet nga burimi i ushqimit. Studiuesit kanë analizuar nivelet e luteinës pas katër burimeve të ndryshme: spinaqit, suplementeve me luteinë, suplementeve me ester të luteinës dhe vezëve të pasura me luteinë.

Rezultatet kanë treguar se sasia më e madhe e luteinës absorbohet pas konsumimit të vezëve të pasuruara me luteinë. Rritja e nivelit të luteinës në gjak ishte afërsisht dy herë më e lartë se sa rritja e shkaktuar pas konsumimit të spinaqit dhe tre herë më e lartë se ajo pas konsumimit të suplementeve. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.