Vetura humb kontrollin, përplaset këmbësori
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe një këmbësor. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësorit) ka ardhur si pasoj e tejkalimit të një automjeti nga ana e veturës se përfshirë në aksident dhe i njëjti e humb kontrollin dhe e përplas këmbësorin i cili ishte duke lëvizur s`kaj rrugës.
Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore pëson këmbësori shqiptar shtetas i Kosovës (1961), të cilit fillimisht i epet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet ne QKUK në Prishtinë, por sipas mjekut kujdestar, këmbësori i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është proceduar me procedure të rregullt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


