VETTING emergjent, për ta shkapur drejtësinë

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë dhe analistët po e shohin ardhjen në detyrë të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, si shpresën e vetme për të imponuar VETTING-un edhe në institucionet tona.

Miftari: I vetmi person që mund ta shtyjë para një VETTING serioz është ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett

“VETTING-u është arma kryesore që ua ndal hovin elementeve të pushtetit, të politikës, për të ndikuar në sistem. VETTING-u ndikon dhe e bën gjendjen e atillë që grupet informale, të krijuara nga politika, mos të ndikojnë në polici, në prokurori dhe në gjykata, deri edhe te shërbimet e ndryshme, sikurse është AKI-ja. Duke zhvilluar VETTING në këta mekanizma pastrohen këta mekanizma edhe nga forcat e ish-UDB-së, nga forcat e papërgatitura dhe të korruptuara, si dhe nga kriminelët, sikurse doli tash rasti me të birin e Shpend Maxhunit”, thotë prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë dhe analistët po e shohin ardhjen në detyrë të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, si shpresën e vetme për të imponuar VETTING-un edhe në institucionet tona.

Deri më tani politika kosovare nuk ka pasur vullnet që ta bëjë një gjë të tillë, prandaj po shpresohet me të madhe që ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, do të shtyjë përpara proceset në Kosovë, nisur nga reforma e thellë në drejtësi, dekriminalizimin dhe ngushtimin e hapësirës për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, të cilët e kanë kapur shtetin si dhe VETTING-un e tërë sistemit të drejtësisë, por edhe të politikës. Pastrimi i domosdoshëm i sistemit Pa VETTING të fuqishëm nuk do të ketë institucione profesionale, as në drejtësi dhe as në siguri, edhe sipas profesorit të së drejtës, Muhamet Kelmendi.”Rastet kriminale që po ndodhin në Kosovë, kryesisht të nivelit të lartë, nga familjarët apo hijet e tyre, tregojnë se sistemi i pushtetit në Kosovë sundohet nga forcat e dëmshme dhe tejet negative. Ky sistem nuk përmirësohet vetvetiu. Mbi atë bazë të krijimeve pozitive kërkohet kohë e gjatë, me muaj dhe me decenie. Mirëpo, me sistem të ndërhyrjes nëpërmjet Ligjit mbi Verifikimin dhe Përzgjedhjen e Kuadrit në sistemin e VETTING-ut, ky përmirësim bëhet shumë shpejt dhe me sukses”, u shpreh ai. “VETTING-u është arma kryesore që ua ndal hovin elementeve të pushtetit, të politikës për të ndikuar në sistem. VETTING-u ndikon dhe e bënë gjendjen e atillë që grupet informale të krijuara nga politika mos të ndikojnë në polici, në prokurori dhe në gjykata, deri edhe te shërbimet e ndryshme, sikurse është AKI-ja. Duke zhvilluar VETTING, në këta mekanizma pastrohen këta mekanizma edhe nga forcat e ishUDB-së, nga forcat e papërgatitura dhe të korruptuara, si dhe nga kriminelët, sikurse doli tash rasti me të birin e Shpend Maxhunit”, potencoi Kelmendi për “Kosova Sot”. S. AHMETI

PRETENI: PROKURORËT, POLICËT DHE GJYQTARËT DUHET TË KALOJNË NËPËR SË PAKU TRE FILTRA Njohësi i së drejtës, Hasan Preteni, thotë se ky projekt mbetet shpresa e fundit për një shtet ligjor edhe në Republikën e Kosovës. “Vetting-u është i domosdoshëm dhe zgjidhja e vetme, e tani e kemi edhe modelin e Tiranës, por këtë duhet ta iniciojnë dhe monitorojnë ndërkombëtarët, në rend të parë amerikanët, Prokurorët, policët dhe gjyqtarët duhet të kalojnë nëpër së paku tre filtra. E kaluara (puna e tyre dhe CV), verifikimi i pasurisë dhe lidhja e tyre personale dhe familjare me krimin. Një pushtet i pastruar dhe i përkushtuar për punë do ta pastronte komplet skenën politike. Sipas vlerësimit tim, nuk ka nevojë që të harxhojmë kohë për pastrimin e skenës politike për së paku dy arsye. Dosjet e tyre nuk janë në Kosovë dhe nëse të njëjtat i dorëzon Beogradi, ato mund të manipulohen. Prokurorët e përzgjedhur pastaj duhet të heqin pluhurin nga dosjet që i kanë dhe të fillojnë për së mbari”, vlerësoi Preteni për “Kosova Sot”. “Me ‘gjyqësorin’ e pastruar me veprimet konkrete do të fillojë edhe besimi i qytetarëve tek ky pushtet. Nuk ia vlen që të shpenzojmë kohë me kode të etikës, strategji dhe plane të punës. Të zbatohen ligjet, të kemi edhe ligj për integritet, por fillimisht VETTING”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”

KAPITI: VETTING-UN POLITIKËS DHE DREJTËSISË NË KOSOVË UA BËN VETËM SHBA-JA DHE BE-JA Një optimist i madh se amerikanët do të jenë ata që do ta shtyjnë përpara një proces të tillë, ngjashëm si në Shqipëri, është edhe njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti, nga Durrësi.”Krimi i korrupsionit, krimi politik, ai ordiner, krimi i organizuar dhe sidomos krimi gjyqësor, kur ata kapin shtetin, demokracinë dhe ligjin aty sundon anarkia mafio-oligarkike, mashtrim-demokracia dhe për pasojë aty falimenton shteti. Në këtë gjendje askush nuk mund ta marrë përsipër rolin e shpëtimtarit, sepse të gjithë janë aktorët dhe zullumqarët e këtij realiteti, i cili ka ardhur nga e gjithë politika pozitë-opozitë, nga drejtësia dhe nga shoqëria civile”, u shpreh ai.”Prandaj vetëm një VETTING gjithëpërfshirës, politik, shoqëror, juridik, akademik, gathë institucional do të nxirrte vendin nga kjo gjendje e rëndë paralize demokratike, paralize lirie e drejtësie, paralize e bllokimi të shtetit, të drejtësisë, të shoqërisë dhe të demokracisë. VETTNG-un nuk mund ta bëjnë ata të cilët janë pluhuri e llumi, nuk e bëjnë ata të cilët duhet t’i fshij fshesa e VETTING-ut. VETTING-un politikës dhe drejtësisë në Kosovë ua bënë vetëm SHBA dhe BE, operacionet dhe organet vëzhguese, hetimore dhe ndëshkuese të drejtuara nga ekspertët amerikanë dhe evropianë, siç po veprohet në Shqipëri. Vetëm një VETTING i tillë i hap rrugën e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, vënien në funksion të shoqërisë dhe kthimin e besimit të drejtësia”, tha Kapiti për “Kosova Sot”.

KELMENDI: PROKURORIA E KAPUR “Ndikimi i politikës nga mekanizmat e lartë në këto institucione është i madh. Ata janë në disponim të tyre e nga ana tjetër këtej nuk kemi raste të të dënuarve nga pozitat e larta. Përkundrazi! Tërë lëndët e këtij niveli janë hedhur poshtë, kinse pa fakte. E kjo tregon se prokuroria dhe mekanizmat e tjerë janë të kapur”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

MIFTARI: DREJTËSIA ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË LLOJ AVOKATI MBROJTËS TË KRIMIT TË ORGANIZUAR, QË RRËNJËT I KA THELLË NË POLITIKË Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari, konsideron që sidomos shoqëria civile duhet të bëjë më shumë që të kërkojë nga ambasadori i ri amerikan që agjendën e VETTING-ut ta ketë në plan të parë dhe ajo të fillojë të zbatohet pa vonesë në vendin tonë.”I vetmi person që mund ta shtyjë para një VETTING serioz është ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, i cili besoj se do t’i shtyjë proceset e drejtësisë para, pasi dështimi kryesor i shtetit të Kosovës është pikërisht drejtësia, e cila në vend së të jetë e pavarur dhe e ashpër ndaj thyesve të ligjit, ajo është shndërruar në një lloj avokati mbrojtës të krimit të organizuar që rrënjët i ka thellë në politikë”, theksoi ai.”Konsideroj se një VETTING i ndihmuar direkt nga FBI-ja amerikane do t’i rregullonte gjërat dhe do të sillte ligjin dhe gjyqësinë në binarët e vet, pasi sot për sot këto organe i shërbejnë mafisë policor dhe ekonomike të Kosovës”, shtoi më tej Naim Miftari për “Kosova Sot”. Sipas tij, Kosova nuk ka aspak probleme me ligje dhe rregullore, por problemi real është se ligjin e shkelin dhe nuk e zbatojnë vetë të parët, ata që janë të thirrur ta zbatojnë atë, prandaj mbi gjithë këtë korpus ligjesh kërkohet edhe një ligj VETTING-u.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).