UBT

Veton Nevzadi caktohet drejtor në kulturë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas diskutimeve në PDK, me koncenzus të plotë është pranuar kandidatura ime për drejtorin e drejtorisë për kulturë,rini e sporte e që është Veton Nevzadi tha Qemajl Mustafa.

Mustafa tha se arsyeja e vendosjes së tij për drejtor është angazhimi i tij i mirëfilltë për vite të tëra në zyrën e tij e që ka rezultuar me ndërtimin e relacioneve të mira me tërë komunitetin e komunës,pra edhe me sportin,kulturën dhe rininë.

Mustafa tha se ky vendim ka ardhë pas diskutimeve brenda PDK-së dhe ka pasur një koncenzues të plotë sa i përket kandidaturës së Nevzadit.”E kam besimin e plotë që Veton Nevzadi do të bëjë konsolidimin e drejtoratit ne ruajtjen dhe avancimin e vlerave në sportin,kulturën dhe rininë e komunës” u shpreh kreu i komunës.

Ai tha se Nevzadi do ta ketë përkrahjen e plotë të tij dhe të Kuvendit komunal. Mustafa tha se PSD-ja e cila e ka patur këtë pozicion do të kompensohet diku tjetër në arsim,shëndetësi e administratë të komunës me ndonjë pozitë tjetër tha Mustafa.

GRANDEMALL

Veton Nevzadi ndërkaq tha për rajonipress se këtë pozitë e sheh më tepër si përgjegjësi dhe sfidë që gjërat t`i ndryshojë për të mirë.”Do të mundohem që me përkushtimin dhe seriozitetin tim të krijojë raporte të mira në drejtorinë e kulturës dhe të sjellë risi e freski edhe në menaxhimin e saj” tha Nevzadi.

Ai tha se është i vetëdijshëm për pozitën e rëndë që ka ky sektor,por shpresoj që bashkërisht me të gjithë partnerët që e përbëjnë këtë sektor ta ruajmë dhe kultivojmë më të mirën e mundshme për qytetin e Gjilanit tha Nevzadi.

Ndryshe brenda dhe jashtë kampit të PSD-së ka pasur reagime nga më të ndryshmet. Madje është përfolur që enkas për këtë çështje,pra për të qetësuar gjakrat të premten në Gjilan pritet të vij edhe Agim Çeku ./rajonipress.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.