Fundamenti

Vetëvritet Hamdi Sopa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, pasi dyshohet se është hedhur nga banesa e tij, nga kati i nëntë, në lagjen Aktash të kryeqytetit.

Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani, në lagjen Aktash, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Jeta në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.

KKVITI

“Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.

“Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek ligjor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e policisë.

Policia e ka kualifikuar rastin si “vdekje nën rrethana të dyshimta”.