RCCOLA

Vetëvrasja shokuese

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

14 qershori i vitit 2012 ishte dita kur shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, ndërroi jetë, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve më thikë në fyt dhe në zemër.

Fillimisht ishte menduar se në vdekjen e tij ka gisht dikush tjetër, por pas autopsisë që iu bë, doli e kundërta. Sipas raportit të autopsisë, i kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, doli se Dino Asanaj bëri vetëvrasje, duke e ther veten me thikë plot 11 herë. Kjo u konstatua edhe nga FBI, të cilët erdhën në Kosovë për të kryer hetimin dhe shkaqet që rezultuan me vdekjen e Dino Asanajt. Edhe FBI konstatoi se vdekja e Asanajt erdhi si pasojë e plagëve që ai i shkaktoi vetes.

Pas këtyre konstatimeve, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë tha se ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se me qëllim të zbardhjes se rastit, prokuroria ka shikuar vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ka marrë të gjitha provat e mundshme nga vendi i ngjarjes dhe ka kërkuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Me ekzaminimin e AND-së është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë të të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se ajo është pronë e tani të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij. Me ekzaminimin e AND-së e të gjitha mostrave të marra nga trupi i tani të ndjerit, përfshirë edhe ato nga thonjtë, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profile të AND-së të ndonjë personi tjetër. Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri”.

Edhe në regjistrimet e kamerave të sigurisë nuk tregojnë që në kohën e ngjarjes të ketë hyrë ndonjë person i panjohur në mjediset ku ka ndodhur ngjarja dhe me kontrollin që i është bërë telefonit të të ndjerit nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër. Dino Asanaj, 55 vjeçar, ndërroi jetë më 14 qershor të këtij viti, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Uji Dea

Ai u gjet në zyrën e tij private në periferi të Prishtinës i plagosur rëndë nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital. Dyshime se arsyeja që çoi në vetëvrasje kryetarin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, janë shantazhet që kishin të bënin me punën e tij. Kjo pasi ditën tragjike policia gjeti një letër në zyrën e të ndjerit.

Letra qe u gjet në vendngjarje

Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt, që flet për mundësinë e vetëvrasjes apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes. Letra ka orientuar organet e rendit që të kryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje. Letra me tre rreshta, që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj, është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali.

Në këtë letër u përmendën akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën “Zëri”, si dhe akuzat e Abdurrahman Konjufca. “Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër. Akuzat publike nisën pas marrjes së hotelit “Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve për investime që kishin aksionarët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e Behgjet Pacolli.(express)