RCCOLA

“Vetëvendosje” u vetëlëndua

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vetëvendosje duke mos mundur t’i rezistojë ndryshe realitetit dhe me pafuqinë e saj për t’u përballë drejtpërdrejt demokratikisht me udhëheqjen komunale, ajo po sillet egër dhe çuditshëm duke e lënduar kështu rendin demokratik thuhet në reagimin e Shefik Surdullit.

Zyra për informim e Kuvendit Komunal ka reaguar ndaj spektaklit siç e quajnë ata të Vetëvendosjes,ditën e shtunë në debatin e kryetarit Mustafa me qytetarët.

Në një reagim të përgjegjësit të zyrës për informim Shefik Surdullit thuhet se debati i sotëm i kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, jo vetëm si obligim ligjor që parashihet me LVL dhe statutin e Komunës, por edhe si obligim dhe ndërgjegje qytetare, ishte organizuar pikërisht për të bashkëbiseduar shtruar me qytetarët ku ata edhe në këtë mënyrë kishin rastin t’i shfaqin publikisht hallet dhe preokupimet e tyre të arsyeshme.

Qytetarët, pa asnjë dallim, ishin të lirë, si gjithherë, prej kur në Gjilan qeverisë Partia Demokratike e Kosovës, më partnerët e saj qeverisës, të debatonin lirshëm dhe pa asnjë pengesë për të gjitha çështjet. Dhe secili prej tyre që dëshiroi, e morri fjalën, madje ata të Vetëvendosjes, ani se me gjuhën dhe klishetë e tyre të njohura tashmë për publikun e këtushëm, folën aq sa ata deshën.

Atëherë, cila ishte arsyeja që një aktivist i Vetëvendosjes, të del tinëz (nga prapa perdeve) në skenë në momentin kur kryetari i komunës po jepte ekspozenë e tij për punën gjashtëmujore të qeverisjes në komunën e Gjilanit?!

UBT

Surdulli tha se ai nuk kishte asnjë arsye për këtë sjellje, sepse e kishte të lirë ta merrte fjalën pas ekspozeut të kryetarit, aty ku qëndronin të gjithë qytetarët tjerë, madje edhe ta lexonte letrën pse jo, po aty ku ishte siguruar vendi për të gjithë të tjerët. “Lajmet” ishte duke i dhënë ai që i kanë besuar qytetarët me votën e tyre të lirë, dhe jo kujt t’i teket.

Vetëvendosje u godit edhe nga diskutimi i një aktivisti të devotshëm të LDK opozitare, i cili publikisht pranoi realitetin duke e përkrahur punën e mirë e të madhe të kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa, të PDK-së dhe koalicionit qeverisës në Gjilan.

Ndaj, Vetëvendosje duhet ta ketë të qartë, shkurt dhe shqip, se në demokraci ka rend dhe ligj, ka rregulla dhe norma demokratike, të cilat duhet të respektohen.

Qemajl Mustafa, është kryetar komune me besimin që qytetarët e Gjilanit përmes votës së lirë e demokratike, ia dhanë për të satën herë, që nga 2007-a e këndej (dy mandate) dhe ky besim i qytetarëve natyrisht që duhet edhe të mbrohet. Dhe në këtë kuadër, është vepruar edhe sot me aktivistin e Vetëvendosjes.

Performancat “politike-artistike” si ajo e sotmja e Vetëvendosjes, në debatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit me qytetarë, cenojnë rendin demokratik e kurrsesi nuk e ndihmojnë ka përfunduar Surdulli./rajonipress/