Mobi Casa

Vetëvendosje mes parimeve dhe bashkëqeverisjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Marrëveshja e arritur mes LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka befasuar shumëkënd. Kjo për faktin se kjo e fundit ka qenë subjekti më i zëshëm kundër dialogut me Serbinë dhe procesin e privatizimit. E pikërisht këto dy pika qeveria e ardhshme duhet t’i vazhdojë me sugjerim të një pjese të faktorit ndërkombëtar.

Mirëpo, këtu nuk ndalen hamendësimet për këtë marrëveshje, pasi që pjesë përbërëse e bllokut paszgjedhor do të jetë edhe Lista Serbe, listë me të cilën kohë më parë partia e Albin Kurtit pati thënë që nuk do të bashkëqeveriste në asnjë rrethanë.

Eco Higjiena

Analistët politikë në vend vlerësojnë se kjo marrëveshje ka treguar se Vetëvendosje ka shkelur mbi parimet e saj. Shpend Kursani në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se në rast se subjekti i Albin Kurtit do t’i mbajë ato pak parime që i kanë mbetur, nuk do të mund t’i qëndrojë gjatë bashkëjetesës jo vetëm me Listën Serbe por edhe me LAN-in.

“Më duket se bashkëngjitja e Vetëvendosjes në këtë koalicion në përgjithësi duket se është më shumë për inate personale kundrejt PDK-së dhe Hashim Thaçit sesa për ndonjë parim”, ka thënë Kursani. Për të, Vetëvendosje nuk ka arritur ta arsyetojë inkuadrimin e vet në këtë koalicion dhe se nuk ka arritur t’i përgjigjet një pyetjeje që, sipas Kursanit, ka shumë rëndësi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.