FIDANISHTJA

Vetëvendosje kundër “tjetërsimit të tregut”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan -Lëvizja “Vetëvendosje” në Kamenicë është shprehur kundër dhënies me qera të tregut. Përmes një reagimi, ky subjekt ka kërkuar anulimin e “pazarit të kurdisur të strukturave komunale që i vije era korrupsion”.

Vetëvendosje i ka ftuar këshilltarët komunalë të jenë të përmbajtur nga çfarëdo lloj votimi pa respektuar rregullin e diskutimit publik me qytetarët, mendimin e komunitetit të tregtarëve e bizneseve në komunën e Kamenicës.
“Duke i dalë në përkrahje interesit publik, bizneseve e qytetarëve kërkojmë ndërmarrjen e masave të menjëhershme për ndaljen pazareve që iu vjen erë korrupsioni dhe montazhi bilateral me interes të dyshimtë”ka thënë Ahmet Ibrahimi.

FIDANISHTJA

Ky subjekt opozitar thekson më tej në reagim se marrja e një vendimi të ngutshëm për tjetërsimin e tregut pesëdhjetë vjeçar është jo i drejtë, i dyshimtë dhe pa interes për shumicën e qytetarëve, përpos atyre që janë të implikuar direkt ose indirekt. “Ua përkujtojmë atyre, pa dallim subjekti politik, se pas gjithë këtyre viteve shtet nuk arritëm të hapim vende pune prandaj gjykoni dhe vendosni drejt për bujkun, prodhimin e tij dhe ushqimin tuaj” ka thënë Ahmeti.

Duke njohur papërgjegjësinë e Surdullit ndaj qytetarëve të tij,e në këtë rast ndaj të gjithë bujqve të komunës sonë të cilët produktet e tyre i shesin në këtë vend, kërkojmë nga qytetarët, tregtarët që të premten, kur planifikohet të merret vendimi përfundimtar të protestojnë para Kuvendit Komunal. Ne ju mbështesim pa rezervë se pazari pa Hanxhiun nuk bëhet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Vetëvendosjes”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.