Fundamenti

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Qemajl Mustafës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është për keqardhje që Komuna e Gjilanit udhëhiqet nga një njeri që është në konflikt me ligjin. Gjilani nuk e meriton një udhëheqës kaq skandaloz ka thënë Ismajl Kurteshi.

Drejtues të Vetëvendosjes në Gjilan edhe njëherë kanë kërkuar shkarkimin e Qemajl Mustafës. Ismajl Kurteshi kryetar ka thënë se është për keqardhje që komuna e Gjilanit udhëhiqet nga një njeri që është në konflikt me ligjin.”Gjilani nuk e meriton një udhëheqës kaq skandaloz. Shpallja fajtor e kryetarit të komunës dhe dënimi i tij nga ana e Gjykatës për shkak të konfliktit të interesit dëshmon arsyeshmërin e kërkesës së VV për dorëheqjen e tij ka thënë Kurteshi.

Kurteshi tha se kërkesa e tyre po bëhet për faktin se kryetari po bënë skandale të njëpasnjëshme dhe kjo ishte arsyeja që kemi kërkuar nga këshilltarët komunal inicimin e shkarkimit jo vetëm për këtë rast, por edhe për shkeljet e tjera ligjore si dhe keqpërdorimin e buxhetit të komunës ka shtuar Kurteshi.

ARKATANA

Kurteshi ka folur edhe për shkeljet tjera siç ka thënë ai tek partneriteti publiko privat me rastin e “Higjienës”. Kurteshi ka përmendur emra konkret në privatizimin e “Higjienës” duke filluar nga Veton Nevzadi,Riad Rashiti,Fadil Osmani. Kurteshi ndërkaq e ka përkrahur angazhimin e komunës në lidhje me kërkesën e AKP-së që në të ardhmen mos i privatizojë objektet të cilat janë të nevojshme për institucionet komunale.

Edhe, Avni Rudaku ka thënë se kryetari Qemajl Mustafa më shumë është biznesmen sesa politikan.”Ai duhet të japi vet dorëheqje ose të shkarkohet sepse ai po i favorizon anëtarët e tij në biznes” tha Rudaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.