Hidromorava

Vetëvendosje kërkon mobilizim shoqëror për dorëheqje të Thaçit e Veselit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në lidhje me përgjimet e zyrtarëve të lartë të PDK-së, të cilat po vazhdojnë të publikohen, sot Lëvizja Vetëvendosje, mbajti konferencën e radhës për media, me ç’rast u kërkua dorëheqja e menjëhershme e kokave të krimit – Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë, Albulena Haxhiu, dhe anëtari i Kryesisë Ylli Hoxha, e quajtën të pamjaftueshme dorëheqjen e Adem Grabovcit nga Shefi i GP të PDK-së, duke kërkuar dorëheqje të tij nga çdo post publik, si dhe dorëheqje të ‘shefave’ të tij – Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Haxhiu, kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike e quajti aktivitet kriminal, që këtij pushteti i shërben jo vetëm për punësime familjare e partiake, por edhe për të kontrolluar shtetin dhe paranë publike.

“Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi, këta kriminelë e kanë marrë kontrollin mbi shtetin. Kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen. Në anën tjetër përmes këtyre mekanizmave ata vështirësojnë opozitarizmin duke arrestuar, burgosur e kërcënuar kundërshtarët politikë”, tha ndër të tjera, Albulena Haxhiu.

Ajo përmendi po ashtu përmendi raste, ku të punësuar nga PDK-ja në pozicione të rëndësishme kanë kryer vepra penale, duke rikujtuar falsifikimet e dokumenteve nga Arbenita Pajaziti në një rast të madh korrupsioni dhe aferat e Sali Mekajt.

Mobi Casa

“Këto përgjime po dëshmojnë që në Kosovë ndërmarrjet publike shërbejnë për të pasuruar një grup të vogël kriminelësh që janë në krye të shtetit, kurse sistemi shtetëror – veçanërisht policia, prokuroria dhe gjykatat – shërbejnë për të mbrojtur këtë organizim kriminal”, tha në fund të fjalës së saj, Haxhiu.

Nga ana tjetër, Ylli Hoxha deklaroi se pas përgjimeve, Adem Grabovci fillimisht tha që s’ka bërë asgjë keq, thjeshtë paska punësuar njerëz, por kur presioni publik u rrit dhe nuk u ndal, u detyrua të pranojë fajin.

“Adem Grabovci duhet të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake si dhe duhet të ndiqet penalisht. Adem Grabovci e kishte pranuar edhe vetë në njërin nga përgjimet që ai është thjeshtë ekzekutues i planeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Asgjë në këtë aktivitet kriminal të ekzekutuar nga Adem Grabovci, nuk ka ndodhur pa planifikimin dhe dijeninë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ju e keni dëgjuar edhe në përgjime se si ai për të justifikuar veprimet e veta vazhdimisht u referohet bisedave me Thaçin dhe Veselin”, u tha nga Ylli Hoxha në këtë konferencë.

Në fund, Hoxha tha se dorëheqja e dy kokave të krimit është e domosdoshme në qoftë se duam një shtet ku do të ketë drejtësi e demokraci.

Dhe po ashtu, kërkoi mobilizim qytetar e shoqëror që do të detyronte Hashim Thaçin e Kadri Veselin të dorëhiqeshin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.