FITORJA

Vetëvendosje ia kthen hakun Bllokut

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur të mos u besojnë fjalëve të përfaqësuesve të koalicionit LAN. Meqë janë “djegur” njëherë më 17 korrik duke i pritur kot për ta formalizuar marrëveshjen, tash janë përcaktuar që të flasin vetëm me letra. Në Vetëvendosje, të premten kanë thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë marrëveshje me Bllokun dhe se diçka e tillë nuk do të mund të realizohet përderisa ky bllok nuk jep nënshkrimin në marrëveshje me kushtet e përcaktuara nga kjo lëvizje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se edhe pas takimit të së mërkurës me përfaqësuesit e Bllokut LDK-AAK-Nisma, situata në terren mbetet e njëjtë, dhe se në këtë takim nuk ka pasur diçka më të veçantë për t’u diskuar.

Hidromorava

“Siç kemi njoftuar pas takimit me Bllokun ditën e mërkurë, ne jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare për nënshkrimin nga të gjithë palët të Marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Haxhiu. Sipas saj, subjekti politik që ajo përfaqëson, me vetë faktin që ka pranuar të bashkërendojë qëndrimet me bllokun LDK-AAK-Nisma tregon për një ndërrim të kursit të politikëbërjes në vendin tonë, ani pse Vetëvendosje ka pasur përplasje të herëpashershme me këto subjekte politike…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.