Eko Higjiena

Vetëvendosje e pret Ban Ki moonin me grafitin UN FAIR!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë– (E plotësuar) Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie ka konfirmuar se aktivistët të saj sot “rreth orës 11:00 shkruan parullën UNFAIR në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale, në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë”.

Njoftimi vazhdon se “me të filluar shkrimin e parullës, pa kurrfarë paralajmërimi dhe me gjithë faktin që dukej qartë që aktivistët thjeshtë do të shkruajnë një parullë, policët e Kosovës intervenuan në mënyrë të shfrenuar ndaj aktivistëve.

Ata hodhën spray lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar, goditën aktivistët me grushta dhe ofendonin pandërprerë. Edhe pasi aktivistët e shkruan parullën, policia insistonte në të njëjtën mënyrë të shfrenuar t’i arrestonte ata. Gjatë këtij intervenimi, shumica e aktivistëve të Vetëvendosjes u lënduan nga sprey lotsjellës, ndërsa aktivisten Krenare Krasniqi e përplasën për tokë duke ia lënduar kokën”, përfundon njoftimi, i shoqëruar edhe me foto.

Eco Higjiena

Prishtinë, 24 korrik – 12:06 – Në selinë e UNMIKU-t, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkruar parullën UN FAIR!

Gjatë këtij aksioni ka intervenuar policia e Kosovës, e cila, siç thuhet, ka përdorur sprej ndaj aktivistë.

Erzen Vraniqi, sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se policia e Kosovës ka përdorur dhunë të tepruar ndaj aktivistëve. Sipas tij, nuk ka të arrestuar.(kohanet)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.