Eko Higjiena

Vetëvendosje e ka gabuar adresën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan i ka drejtuar sytë kah toka e qielli për të kërkuar ndonjë të metë të kësaj qeverisje, pavarësisht se ajo admirohet nga qytetarët e këtushëm për punën e mirë që ka bërë në këto vite, brenda mundësive të kufizuara buxhetore që kanë komunat e Kosovës thuhet ne reagimin e komunës.

Në reagimin e zyrës për informim të Kuvendit Komunal ndaj akuzave që bëri VV rreth Sahat Kullës thuhet se kemi bërë më shumë se sa ka qenë e mundur, por do të donin edhe më shumë. “Edhe pse Gjilani ka nevojë edhe për restaurimin e trashëgimisë kulturore, siç është Kulla e Sahatit, për ne prioritet janë projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarit, pra gjërat duhet të bëhen sipas një rendi”

Eco Higjiena

Tutje në këtë reagim thuhet se në asnjë debat publik, qytetarët nuk e kanë ngritur si preokupim të tyre çështjen e Kullës së Sahatit, megjithëse ne jemi të interesuar të restaurojmë edhe trashëgiminë kulturore. “Jemi në proces të hapjes së Muzeut dhe do të mundohemi të sigurojmë fonde edhe për përfundimin e Sahat Kullës. Por, Sahat Kulla nuk është projekt komunal, megjithëse ne e kemi bërë pjesën tonë të punës. Ajo filloi në kohën e qeverisjes së LDK-së dhe ne e trashëguam të tillë. E kemi avancuar deri këtu” sqarohet në reagim.

Do ta bëjmë edhe pjesën tjetër të punës, atë që paraardhësit tanë në qeverisje e lanë në gjysmë. Vetëvendosje, shënjestrën e ka në adresë të gabuar. Deri të shtunën tjetër, kush e di se çfarë “behane” tjetër do të gjejë “Vetëvendosja” e Gjilanit ironizon Shefik Surdulli në reagimin e Komunës./rajonipress/