UBT

Vetëvaret me rripin e pantallonave brenda policisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një person brenda ambjeteve të policisë në Tiranë është vetëvarur me rripin e pantollonave.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 04:55 të mëngjesit të sotëm ku 57-vjeçari Ndue Kolthi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me rripin e pantallonave në ambjentet e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Fundamenti

Ndue Kolthi, i cili punonte si polic privat ishte shoqëruar gjatë natës për në komisariat për shkaqe ende të paqarta.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë 57-vjeçarin t`i jepte fund jetës në ambjentet e komisariatit ndërkohë që policia dhe SHKB kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(BW)