Mobi Casa

Veteranët e luftës në Viti distancohen nga aktet e dhunshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i OVL të UÇK – së në Viti , Milaim Abazi në emër të kësaj organizate ka shprehur indinjatën lidhur me rastet e dëmtimit të varrezave ortodokse në Kllokot dhe Viti, dhe ka vlerësuar se këto akte të dhunshme nuk i kontribuojnë stabilitetit në komunën e Vitisë.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti, të martën ka reaguar Milaim Abazi i cili ka shprehur indinjatën lidhur me rastet e dëmtimit të varrezave ortodokse në Kllokot dhe Viti. “Ne vlerësojmë se këto akte të dhunshme nuk i kontribuojnë stabilitetit në komunë dhe nuk kanë të bëjnë me reagimin dhe indinjatën e popullit shqiptarë ndaj veprimeve kriminale të Serbisë me heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë” thuhet në reagimin e Abazit.

KKVITI

Ai tha se OVL e UÇK-së, shpreh kundërshtimin e saj më të ashpër ndaj veprimeve që Serbia, ka ndërmarrë me heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, pasi me këtë veprim shteti serb edhe njëherë tregoi fytyrën e vetë të vërtet se është kundër çdo vlere të popullit shqiptarë dhe me këtë rast i jep përkrahje të plot popullit shqiptarë në Luginë të Preshevës për realizimin e të drejtave të pa tjetërsueshme që të jetojnë të lirë në vatrat e tyre historike.

“Po përmes kësaj komunikate dënojmë veprimet e dëmtimit të varrezave ortodokse serbe , pasi këto veprime nuk paraqesin vlera civilizuese dhe nuk i takojnë popullit shqiptarë. Me këtë rast kërkojmë nga organet e rendit që sa më shpejt që është e mundur të zbulojnë autorët e këtyre veprave dhe t`i nxjerrin para drejtësisë” thuhet në reagimin e Abazit./rajonipress/